Conte bëri të ditur kushtin kryesor për drejtuesit e Tottenham për të vazhduar kontratën

schedule10:23 - 5 Nëntor, 2022

schedule 10:23 - 5 Nëntor, 2022

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte ka pranuar të vazhdojë kontratën e tij që skadon me një kusht. Sipas gazetarit Matt Lowe, Spurs do t’i kërkohet të shpenzojë në tregun e transferimeve në nivelin e Manchester City në vitet e ardhshme në mënyrë që të ndërtojë një skuadër të aftë për të sfiduar për titullin.

Trajneri gjithashtu kërkoi nga drejtuesit që të jenë të sinqertë në ambiciet e tyre. Italiani ka frikë se presidenti i klubit, Daniel Levy, fillimisht do t’i premtojë para për përforcim, e më pas nuk do t’i mbështesë fjalët e tij me vepra.

Conte mori Tottenhamin një vit më parë dhe në një kohë të shkurtër arriti të përfundojë me ekipin në top 4. Skuadra aktualisht është në vendin e tretë në Premier League. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!