Pse duhet ta lini duhanin para moshës 35 vjeçare? Ka disa arsye të shkëlqyera, por kjo është më e rëndësishmja

schedule20:37 - 4 Nëntor, 2022

schedule 20:37 - 4 Nëntor, 2022

Nuk ka asnjë mjek që do t’ju thotë se pirja e duhanit është e mirë. Të gjithë janë të vetëdijshëm për ndikimin negativ të duhanit në shëndetin tonë. Kjo është arsyeja pse do të ishte ideale të mendoni për të ndaluar pirjen e cigareve dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse nuk jeni ende 35 vjeç.

Hulumtimi i fundit mbi këtë temë ka treguar se njerëzit që kanë lënë duhanin para moshës 35 vjeç kanë pothuajse të njëjtën shkallë vdekjeje me njerëzit që nuk kanë ndezur kurrë një cigare. Rezultatet tregojnë gjithashtu se ata që e lanë duhanin më vonë kishin ende përfitime të konsiderueshme shëndetësore por shkalla e vdekjes së tyre tejkalonte atë të atyre që e lanë para moshës 35 vjeç.

Autorët e studimit shpjegojnë se pirja e duhanit lidhet me të paktën dyfishin e shkallës së vdekjes, pavarësisht nga shkaku i vdekjes. “Ky është studimi i tretë i madh që sugjeron se mosha 35 vjeçare mund të jetë optimale për të lënë duhanin, veçanërisht tek njerëzit që fillojnë të pinë duhan të rinj”, theksoi profesor John T. Price.

Analiza përfshiu të dhëna nga më shumë se 550,000 të rritur që plotësuan pyetësorët midis viteve 1997 dhe 2018 dhe ishin të moshës 25 deri në 84 vjeç në kohën e përfundimit të sondazhit, i cili u përdor për të monitoruar shëndetin e banorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!