Në Itali është një temë që po bën bujë për La Gazzetta dello Sport mëngjesin e sotëm. Ky është Romelu Lukaku, gjendja shëndetësore e të cilit është ende shqetësuese, pak ditë para fillimit të Botërorit.
Por gazeta sqaron gjithashtu se ky dëmtim i shumëfishtë i sulmuesit belg do t’i kushtojë shtrenjtë Interit. Ai tashmë është i shtrenjtë për klubin. Që nga rikthimi i Lukakut, zikaltërit kanë futur duart në portofol dhe e përditshmja transalpine ka bërë llogaritë.
Ata shpenzuan shumën modeste prej 46,875 euro për minutë të luajtur nga sulmuesi, i cili ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon. Nuk është e sigurt nëse operacioni është fitimprurës për momentin. /G.D abcnews.al/