Sa herë në javë duhet të lani flokët? Varet, thonë ekspertët

schedule21:44 - 2 Nëntor, 2022

schedule 21:44 - 2 Nëntor, 2022

Larja e flokëve mund të jetë një proces i thjeshtë, por të dish sa shpesh duhet larë mund të jetë një sfidë. Struktura e flokëve të një personi dhe nivelet e prodhimit të vajit luajnë një faktor në shëndetin dhe higjienën e përgjithshme të flokëve. Sipas ekspertëve, kjo bëhet duke ekzaminuar lëkurën.

“Gjëndrat dhjamore shpesh përcaktojnë se sa shpesh duhet të lani kokën. Nëse nuk jeni të sigurt për llojin e lëkurës tuaj, fytyra është një tregues i mirë se si sillet skalpi. Njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme kanë nevojë t’i lajnë flokët më shpesh në krahasim me ata që kanë lëkurë të thatë”, tha Tiffany Young.

“Nëse e lani shpesh fytyrën për shkak të prodhimit të vajit, skalpi ka të ngjarë të ketë nevojë për të njëjtin trajtim,” tha ajo. Flokët kaçurrelë priren të jenë më të thatë dhe mund të kalojnë disa ditë (deri në pesë) pa u larë, megjithëse kjo varet edhe nga aktiviteti fizik i një personi dhe nivelet e hormoneve.

“Por, kjo nuk është e vërtetë për flokët e hollë. Ata me flokë të hollë kanë një skalp të yndyrshëm çdo ditë ose dy. Kjo është për shkak se ka më pak folikula të flokëve për të thithur prodhimin e vajit si flokët kaçurrelë. Në këtë rast është në rregull të lani flokët çdo të dytën ditë.”, tha ajo.

Young vuri në dukje se kur lani flokët, është e rëndësishme të përqendroni shampon në “zonën e kokës” dhe të shmangni shpërndarjen e produktit në të gjithë gjatësinë e tyr, gjë që mund të çojë në tharje dhe dëmtim të tyre. /abcnews.al