Bashkitë e drejtuara nga opozita depozitojnë kallëzim Penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve dhe të Policisë së Shtetit, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Kjo behet e ditur përmes një deklarate të përbashkët te kryetarëve të bashkive ku drejtojnë të zgjedhurit opozitare, te shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit te PD.
Ne deklarate thuhet se në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës 30 Qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve lokale, është kërkuar lirimi i ambienteve në pronësinë e bashkive, të cilat ishin vënë në dispozicion të KZAZ-ve për procesin zgjedhor.
Sipas kësaj deklarate, Policia e Shtetit nuk mund të administrojë pronat e bashkive, pasi këtë e bën Policia Bashkiake.
Në ushtrim të kësaj përgjegjësie të shprehur në ligj, pas skadimit të afatit për lirimin vullnetar të ambienteve, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë kërkuar marrjen nën administrim të pronave në pronësi të Bashkive.
Sipas bashkive të opozitës, në kundërshtim flagrant me ligjin, anëtarët e KZAZ-ve dhe punonjës të Policisë së Shtetit kanë kundërshtuar zbatimin e ligjit, duke kryer veprime arbitrare dhe të paligjshme, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë Bashkiake në krye të detyrës./ABC News Albania 24/7