“Jo vetëm politike”, Berisha: Mirëpres kandidatura nga shoqëria civile dhe aktivistët

schedule22:09 - 1 Nëntor, 2022

schedule 22:09 - 1 Nëntor, 2022

Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani kanë shpallur zyrtarisht kandidaturën për të qenë pjesë e Primareve të PD-së.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet që kandidaturën ta shpallë dhe mjeku Ilir Alimehmeti.

Sali Berisha i ftuar në emisionin “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo tha se mirëpret kandidaturat nga shoqëria civile dhe nga aktivistë të ndryshëm.

Berisha: Unë mirëpres kandidatura nga i gjithë spektri, nga shoqëria civile, nga aktivistë të ndryshëm. Por e kam thënë një të vërtetë sepse duhet të jesh i vërtetë në ato që thua. Me politikë është fituar kjo, nuk mund ta hedhësh poshtë. Kjo ka ndodhur, por unë mirëpres çdo kandidaturë të shoqërisë civile. Primaret janë forma më demokratike dhe fundi i kryetarokracisë. /Abcnews.al/