Spartak Dyrmishi i akuzuar për përdhunim ka mbërritur këtë pasdite në Gjykatën e Evelpidon.
Nga pamjet e publikuara në mediet greke duket Dyrmishi, i shoqëruar me dy policë. 45-vjeçari është veshur me jelek anti-plumb, ndërsa ka mbuluar kokën me kapuç.
Spartak Dyrmishi u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Vlorës, ndërsa ishte larguar drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti.
Ai iu është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës, i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar.
Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke./abcnews.al/