Zgjedhjet e ardhshme lokale, Endri Shabani: Veliaj mund të mundet vetëm nëse voton elektorati gri

schedule14:28 - 1 Nëntor, 2022

schedule 14:28 - 1 Nëntor, 2022

Duke diskutuar në studion e ABC Live në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale me gazetaren Sibora Bitri, drejtuesi i lëvizjes Nisma ‘Thurje’ Endri Shabani u shpreh që janë rreth 800 mijë votues që nuk votojnë. Për këtë arsye, nisma që ai drejton përpiqet që të krijojë një alternativë të ndryshme nga dy partitë e mëdha. Sipas tij:

‘Përpiqemi të japim një alternativë tjetër, të sjellim në politikë, nga njerëz që nuk kanë profesion në politikë, si mund të organizohet më mirë shoqëria, si mund të administrohet prona e përbashkët, për të mos e parë këtë vend si hapësirë tranzitore për të ikur në një vend tjetër, nuk është zgjidhje ajo, as individuale dhe as kolektive’, tha Shabani.

Për analistin e njohur Lorenc Vangjeli ‘ndryshimet kushtetuese 2008 kanë krijuar atë poltiikë që ishte ëndrra e Berishës atëherë dhe e Ramës sot, kanë krijuar një politikë bipolare, ndryshimet kushtetuese të 2008 u reflektuan te partitë përkatëse, Shqipëria ka një piramidë tmerrësisht të qartë, po kështu janë dhe partitë, janë reparte, janë një lloj garnizoni ushtarak ku vullneti i kryetarit janë gjithçka’, tha Vangjeli.

Pyetjes së gazetares Sibora Bitri, në lidhje me një kandidim të mundshëm në Tiranë, Shabani u shpreh që: ‘si drejtues i Nisma ‘Thurje’ është një vendimmarrje e brendshme e jona dhe nga qytetarët, na duhet të mbledhim 1 përqind të firmave, kanë ndërtuar një bunker për elektoratin, KQZ akoma nuk na ka dhënë akoma formularët, do të shpallim kandidaturat dhe do të fillojmë procesin e mbledhjes së firmave’.

Sipas tij, Veliaj mund të mundet vetëm nëse iu jepet mundësia për të votuar edhe atyre që nuk shkojnë në votime.

‘Duam të kthejmë besimin te kjo pjesë, pjesa që voton është 48%, pjesa që nuk voton është 52%’, tha Shabani.

/Abcnews.al/