Retina është si filmi i një aparati fotografi për syrin tonë. Dr. Kadri Venkatesh, kirurg vitreoretinal nga India, në Universal Eye Hospital në Spitalin Amerikan 3 tregon se sëmundjet e retinës mund të fillojnë që në moshë të vogël.
“Retina e syrit është shumë e rëndësishme për syrin e njeriut, është si filmi për aparatin fotografik. Sëmundjet e retinës mund të fillojnë që në fëmijëri që kur fëmijët janë të porsalindur dhe ndaj jam këtu për të zbuluar sëmundjet e retinës që në moshë të vogël. Sëmundjet e retinës mund të shkaktohen sepse fëmijët luajnë me lodra te rrezikshme dhe kjo mund të çojë ne dëmtim të retinës.”
Dr. Venkatesh thotë se dëmtimi i retinës ndodh që nga bebet e porsalindura prematurë dhe për këtë arsye duhet kontrolle që ditët e para mbas lindjes.
“Duhe të kontrollojmë beben nëse po zhvillohet retina normalisht. Në rast problemesh punojmë me lazer deri në operacion, pra bëjmë ndërhyrje.”
Mjeku shpjegon se shkëputja e retinës është një problem serioz që mund të çojë deri në humbjen e shikimit.
“Në momentin që shfaq probleme, qe nuk po shikon qartë, atëherë direkt duhet të marresh mjekim. Operacioni jep rezultat. Nëse kalon më shume kohë, atëhere shancet për të rikthyer shikimin janë më të pakta, pavarësisht operacionit.”
Venkatesh me një përvojë të gjatë në këtë fushë sqaron se dëmtimi i retinës shkaktohet edhe nga diabeti. Infekisonet jane gjithashtunjë tjetër faktor rreziku.
“Edhe te diabetiket mund te ndodhë shkëputja e retinës, por është më e vështirë, në rast se ndodh nuk është e zakonshme dmth. Një arsye tjetër që sjell dëmtimin e saj janë dhe infeksionet.
Kam një vit e gjysmë që jam këtu dhe po trajtojme problemet e retines me ndërhyrje, me lazer dhe injeksione (me gjilpera) dhe pacientet janë të kënaqur.”
Nëse keni dyshime për simptoma, duhet të vizitoheni. Në Spitalin Amerikan 3, tanimë ofrohen të gjitha shërbimet për patologjitë e retinës si trajtimi mjekësor dhe kirurgjikal i sëmundjeve të retinës. Dr. Kadri Venkatesh është ekspert në trajtimin mjekësor dhe kirurgjikal të sëmundjeve të retinës dhe të traumave okulare.
Me një eksperiencë 15 vjeçare në kirurgjinë e retinës, Dr. Kadri Venkatesh ofron eksperiencën e tij për pacientët shqiptarë, çdo ditë në Universal Eye Hospital në Spitalin Amerikan 3./abcnews.al/