Të pakënaqur dhe shumë kritikë janë ata që kanë vuajtur në burgjet e regjimit, me ligjin e dosjeve që politika e votoi me shumë zhurmë.
Miraka: Shtëpia nis nga themeli, jo nga çatia.
Ndryshimi në ligjin e dosjeve ishte vetëm në një nen, gjë që u iniciua nga PS-jë, pasi politikani i lartë me inicialet I.M trazoi politikën, pas dyshimeve se ka qenë spiun i Sigurimit të Shtetit.
Ish-kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi, vëllai i poetit që u pushkatua nga diktatura, Vilson Blloshmi, thotë se shtresa që ai përfaqëson kërkon diçka tjetër.
Blloshmi: Unë kërkoj një gjë, dua të dënohen krimet e komunizmit. Të gjithë që bëjnë zhurmë nuk dinë asnjë fare. Askush nuk e thotë çfarë duhet kërkuar për ne. të gjithë në punë janë.
Kjo gjë revolton dhe Simon Mirakën, që jetoi 44 vite në internim.
Miraka: Ky ligj nuk prek dhunuesit, ata që ia kanë bërë me detyrim prokurorët, hetuesit.
Mbi rastin konkret, të politikanit I.M , që u pretendua se është Ilir Meta, Mirakaj e Blloshmi shprehen me dyshim se do të jetë ai Spiuni, që e përmend me iniciale Autoriteti i Dosjeve.
Blloshmi: Ka shumë forma denoncimi, prononcimi por mos harroni që asnjëherë nuk lihet letra pa firmosur. Ta marrin firmën ata. Mua ajo letër nuk ma mbush mendjen.
Mirakaj: Ka raste që ekziston emir në regjistër si bashkëpunëtor I sigurimit por por nuk ka dosje që ta vërtetojë atë.
Sipas tyre, ligji mban vetëm forcën e kartonit dhe nuk vendos drejtësi.
Kjo shtresë e shoqërisë kërkon lustracionin, që është dorëzuar në Kuvend nga PD-ja por nuk është marrë në shqyrtim./Abcnews.al/