Çfarë ndodh me akrepat në orën 3 të natës?

schedule16:23 - 29 Tetor, 2022

schedule 16:23 - 29 Tetor, 2022

Në 3 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen një orë pas. Këtij ndryshimi i nënshtrohemi dy herë në vit.

Pak vjet më parë, Komisioni Europian propozoi një ndryshim ligjor që do t’i jepte fund të ndryshimit të orës mes verës dhe dimrit. Në media, nisma u përshkrua asokohe si një mundësi e rralle që përralla e verës së zgjatur të bëhej realitet. Sondazhet treguan qartë se shumë europianë e konsideronin këtë një ide të mrekullueshme.

“Bruksel, ki mëshirë” ishte një titull bombastik që tregonte gati lutje për të mos e ndryshuar më orën verore. Organi ekzekutiv i BE-së ia la në dorë qeverive në mbarë bllokun për të rënë dakord nëse do të përdorin përgjithmonë kohën e verës apo atë të dimrit, dhe dakortësia nuk u gjend. Së fundi, ishte Maqedonia e Veriut që u tundua nga ideja e mosndryshimit të orës. Ministria e Ekonomisë u ngarkua të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike po te mbetej llogaritja verore. Megjithatë, qeveria ne Shkup vendosi të mbajë në fuqi sistemin aktual.

Hulumtime të shumta kanë bërë të qartë se ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton në fakt në atë që premton. Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal. Në vend të kësaj, kjo ndërhyrje influencon në bioritmin e qytetarëve duke shkaktuar rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin.