Kreu i Marinës Mbretërore ka urdhëruar një hetim pas akuzave për ngacmim seksual ndaj grave në Shërbimin e Nëndetëseve. Disa prej grave që shërbenin në marinën britanike thanë për Daily Mail se u përballën me keqtrajtime nga të gjitha gradat, shkruan BBC.
Ben Key, i quajti pretendimet “të neveritshme”, duke shtuar se “ngacmimi seksual nuk ka vend në Marinën Mbretërore dhe nuk do të tolerohet”.
“Kushdo që është fajtor do të mbajë përgjegjësi”, tha ai.
Akuzat, të zbuluara në detaje nga Daily Mail, përfshijnë anëtarët e ekuipazhit. Një grua tha se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë i një rangu më të lartë teksa flinte.
Ajo pretendoi se një oficer i lartë e goditi me grusht. Një tjetër tha se i kishtë lënë para, në rast se do të kryente marrëdhënie seksuale në këmbim. Gra të tjera pretenduan se u kërkohej shpesh të kryenin akte seksuale dhe disa herë janë dhunuar.
Thuhet se abuzimi ka ndodhur për më shumë se një dekadë.
/abcnews.al