Soreca: Palët të nisin urgjentisht dialogun, nuk ka kohë për të humbur

schedule18:45 - 18 Qershor, 2019

schedule 18:45 - 18 Qershor, 2019

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca deklaron se Këshilli Europian riafrimoi sot angazhimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një reagim në Twiter ambasadori Soreka kërkon dialog nga forcat politike në Shqipëri, pasi nuk ka kohë për të humbur.

“Në pikëpamje të tetorit të ardhshëm “vendim i qartë dhe substancial” nga Këshilli. Tani  është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi” – shprehet Soreca.

“Urgjentisht  një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur“- përfundon ambasadori i BE në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!