Një burrë nga Miçigani, i cili fitoi një jackpot lotarie prej 25,000 dollarësh në vit për gjithë jetën, tha se numrat në biletën e tij fituese i kishte gjetur rastësishëm në internet.
Aaron Essenmacher, 50 vjeç, nga Warren, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se ai e bleu biletën e tij për tërheqjen e 15 shtatorit Lucky for Life nga dyqani Happy Days Party në Warren.
“Kam luajtur shumë pak kohët e fundit Lucky For Life dhe përdor gjithmonë të njëjtat grupe numrash,” u shpreh Essenmacher. “Kur bleva biletën time, luajta grupet e numrave që luaja zakonisht dhe më pas vendosa të shtoja një grup tjetër numrash që mora duke përdorur një gjenerues numrash të rastësishëm që gjeta në internet.”
Pesë topat e bardhë në short ishin 02-18-27-41-45.
“Po kontrolloja online numrat fitues të nesërmen e shortit dhe kur pashë se kisha përputhur pesë, nuk mund ta besoja! Ajo që më tronditi edhe më shumë ishte se numrat që fitova janë ata që i mora rastësisht. Vazhdova të skanoja biletën time në aplikacion pa pushim, sepse nuk mund ta besoja se kisha fituar vërtet, “u shpreh Essenmacher./abcnews.al