Një grua australiane u dënua sot me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të shoqes së saj, një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë për drejtësinë britanike. Gemma Mitchell, 38 vjeç, u shpall fajtore për vrasjen e 67-vjeçares Deborah Chong në qershor 2021. Dy javë pas vrasjes, Mitchell udhëtoi 200 milje nga Londra në Anglinë jugperëndimore dhe e hodhi trupin e prerë në pyll.
Gjykata e dënoi sot me burgim të përjetshëm me të drejtë pezullimi pas 34 vitesh.
Sipas aktakuzës, Mitchell e vrau sepse ajo refuzoi t’i jepte 200,000 £ për të rinovuar shtëpinë e saj të rrënuar. Më pas ajo shkroi një testament të falsifikuar për të trashëguar pasurinë e Chong prej rreth 700,000 £.
Kur Chong u zhduk, Mitchell fillimisht tha se kishte shkuar për të vizituar familjen e saj “diku afër detit”. Në fakt, ajo i kishte prerë kokën dhe e kishte fshehur trupin në kopshtin e saj.
Gjykatësi Richard Marks vuri në dukje se Gemma Mitchell nuk kishte treguar asnjë pendim për krimin tronditës. Ajo ka mbetur pa fjalë kur është shpallur aktgjykimi, ndërsa familja e viktimës e ka ndjekur me video link nga Malajzia./abcnews.al