Bardhi në SPAK për aferën e inceneratorëve: Qytetarët presin rezultate konkrete, inkurajoj hetimet

schedule10:35 - 28 Tetor, 2022

schedule 10:35 - 28 Tetor, 2022

Deputeti demokrat Gazment bardhi ka folur për mediat pasi u paraqit në SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Bardhi tha se u paraqit në cilësinë e kallëzuesit, ndërsa inkurajoi SPAK që të vijojë hetimet, duke shprehur besimin e tij tek ky institucion.

“Isha në cilësinë e kallëzuesit për inceneratorin e Elbasanit, i cili me sa duket është duke përparuar në hetime. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë gjithë personat përgjegjës. Qytetarët presin rezultate konkrete jo vetëm për inceneratorët, por edhe për aferat e tjera që janë denoncuar në SPAK. Është procedurë normale që kallëzuesi duhet të japë deklarimet e tij mbi kallëzimin që ka bërë. Kam kërkuar që të merren në cilësinë e provës edhe materialet dhe gjetjet e komisionit hetimor. Ka pasur një shtesë nga PD në kallëzim mbi bazën e punës në komision. Kam kërkuar që konkluzionet e këtij komisioni të jenë në dosje. Personat e kallëzuar fillojnë nga Rama deri te personat që kanë nënshkruar dhënien me koncesion. SPAK po heton, ka besimin e opinionit publik, ka edhe besimin tim personal kështu që e nxis të shkoj deri në fund”, tha Bardhi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!