Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” festoi 65 vjetorin e krijimit. Me këtë rast u organizua një ceremoni e posaçme ku morën pjesë pedagogë me kontribut ndër vite dhe përfaqësues të universiteteve nga Ballkani.
Dy prej tyre, akademiku Vehbi Hoti u vlerësua me titullin “Doctor Honoris Causa” ndërsa profesori Dhimitër Dhora me titullin “Professor Emeritus”.
Sipas Rektores Suzana Golemi në universitetin e Shkodrës janë diplomuar me shumë se 40 mijë studentë.
Në kuadër të 65- vjetorit të krijimit të tij u zhvillua dhe një konferencë ndërkombëtare me temë; “Prespektivat e reja në zhvillimin global, kërkim dhe inovacion”.