Millorad Dodik konfirmohet në krye të Republikës Sërpska

schedule17:23 - 27 Tetor, 2022

schedule 17:23 - 27 Tetor, 2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë njoftoi sot zyrtarisht se pas rinumërimit të votave, Millorad Dodik, kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ka fituar shumicën e votave për t’u bërë president i Republikës Sërpska.

Dodik, u shpall zyrtarisht fitues i presidencës së njësisë serbe të vendit pas një procesi rinumërimi që u bë me kërkesë të opozitës. Rinumërimit i parapriu raportimi i një mori shkeljesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë.

“Në lidhje me rezultatet origjinale të Zgjedhjeve të Përgjithshme për nivelin e Presidentit dhe Zëvendëspresidentit të Republikës Sërpska, kontrolli i rinumërimit konfirmoi se Millorad Dodik është kandidati me numrin më të madh të votave”, tha presidenti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës, Suad Arnautoviç.

Një numërim paraprak pas zgjedhjeve i dha fitoren Dodikut për presidencën e Republikës Sërpska. Dodik fitoi 48 për qind të votave kurse rivalja e tij Jelena Triviç, nga opozita fitoi 43 për qind.

Megjithatë, një ditë pas zgjedhjeve partitë opozitare akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “vjedhje të organizuar të zgjedhjeve” dhe kërkuan rinumërim.

Kujtojmë se Republika Sërpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë. /abcnews.al/