Ministri Lleshaj: Nuk kam asnjë informacion se është kërcënuar Basha

schedule11:04 - 18 Qershor, 2019

schedule 11:04 - 18 Qershor, 2019

Një ditë pasi Partia Demokratike e cilësoi shantazh faktin që sipas saj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një takim me truproja të kreut të opozitës, Basha, ka deklaruar se siguria e tij është në rrezik, reagoi ministri. Nga Vlora, Lleshaj tha se nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi nga Vlora se nuk ka dijeni që kryetari i PD-së të jetë kërcënuar. Kurse  takimet me truprojët e Gardës që ruajnë Bashën i quan pjesë të punës se tij të përditshme.

“Puna ime është të takoj oficerët e Gardës, oficerët e Policisë, me këtë punë merrem gjithë ditën, takoj oficerë të Gardës edhe të Policisë sepse këtë punë kam”, tha ai.

Lleshaj e pranoi se i ka shkuar shkresa e firmosur nga Gazment Bardhi që e informon në lidhje me një kërcënim ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

“Po letra është bërë publike, atë e keni në gazetë. Eshtë e vërtetë që ka patur një letër, të cilën ende nuk e kam lexuar. Siguria e Bashës, nuk kam ndonjë informacion që rrezikohet. Sigurisht jam vënë në dijeni dje të një letre që janë shtruar dhe disa pyetje, por nuk kam informacion që siguria e Bashës të jetë e kërcënuar në mënyrë specifike”, tha Lleshaj.

Deklarata u nga qyteti i Vlorës ku Lleshaj ndodhej në një takim me autoritetet portuale dhe ato të policisë, lidhur me masat e sigurisë për sezonin turistik.

“Ne po bëjmë përpjekje, por megjithatë them që këtu nevoja për përmirësim është shumë e madhe. Dhe këtu gjej rastin për të bërë një thirrje publike për të rinjtë e këtij vendi, të cilët duhet të afrohen për t’u bashkuar me Policinë e Shtetit”, tha ai.

Kurse për kultivimin e kanabisit, ai rikujtoi që pas 15 Qershorit do të ndëshkohen të gjitha autoritetet vendore që nuk kanë njoftuar më parë për bimët e mbjellura./ABC News Albania 24/7