Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Çuçi: Do të ketë rritje page me 7% për punonjësit e Ministrisë së Brendshme

schedule10:50 - 27 Tetor, 2022

schedule 10:50 - 27 Tetor, 2022

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare se do të ketë rritje me 7% të pagës për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, për Gardën e Republikës dhe policinë, ndërsa punonjësit e Agjencisë së mbikëqyrjes Policore do të kenë rritje page me 13%.

“Në buxhetin e 2023-shin kemi pasur parasysh edhe këto pasoja, përballimin e inflacionit të luftës dh forcimin e mbrojtjes së sistemeve të Policisë së Shtetit. Në buxhetin 2023, për Policinë e Shtetit, por jo vetëm, do të kemi rritje pagash dhe përkatësisht në lidhje me Policinë e Shtetit, rreth 74% e numrit të punonjësve, ku përfshihet niveli bazë, rritja e pagës do të jetë 15%. Nga rritjet më të mëdha që ka pasur brenda një buxheti. Rritje pagash në 7% për Gardën e Republikës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në 13%. Rritje pagash edhe për zjarrfikësit me 7%. Së fundi, për punonjësit e tjerë të Ministrisë së Brendshme, do të kemi rritje page 7%.
Kapërcim kolosal për buxhetin e mbrojtjes kibernetike. Nëse në 2022 në teknologji të brendshëm, pa donatorë, kanë qenë 72 milionë lekë, në vitin 2023 janë 547 milionë lekë, mbi shtatë herë rritje me 2021. Pajisje me teknologji informacioni, dhe në veçanti për mbrojtjen kibernetike. Përveç buxhetit tonë, për Policinë e Shtetit do të financoj edhe AKSHI me fondet e veta, 278 milionë lekë”, tha Çuçi./abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!