Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi bën goditjen e tretë në merkato

schedule23:25 - 17 Qershor, 2019

schedule 23:25 - 17 Qershor, 2019

Skuadra e Kukësit prezanton blerjen e tretë. Pas Emiliano Mustes dhe Mark Van Basten verilindorët kanw nënshkruar me portierin Avdyli.

Skuadra e Kukësit po përgatitet maksimalisht për ndeshjet e Evropa League që startojnë muajin e ardhshëm. Veri lindoret kanë zyrtarizuar plot tre lojtare.

Pas Emiljano Mustes dhe Marko Van Basten tashmë skuadra e trajnerit Ernest Gjoka ka prezantuar edhe trajnerin Ilir Avdyli i cili ka luajtur në kategorinë superior me skuadrën e Kamzës. Avdyli ka qenë pjesë edhe e shkëndijës së Tetovës ndërkohë që duke filluar nga sot do të mbajë veshur fanellën e skuadrën së Kukësit. Kontrata e firmosur nga portierë Avdyli është një vjeçare.

Gardiani i portës u prezantua si lojtari më i ri i veri lindoreve nën praninë e drejtorit Nderim Nexhipi.  Me afrimin e Avdylit në skuadër është rritur konkurenca për një vend si titullar.

Pjesë e rëndësishme e klubit ështe edhe Stivi Frasheri i cili do të diskutojë me Avdylin për një vend si titullar fillimisht në kupat e Evropës e më pas për edicionin e ardhshëm 2018-19./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!