Sa shpesh duhet të bëjmë dush në fund të fundit?

schedule15:20 - 26 Tetor, 2022

schedule 15:20 - 26 Tetor, 2022

Ajo që duhet të kujtojmë gjithmonë është se larja e flokëve është diçka krejtësisht e ndryshme nga dushi që shumica e njerëzve bëjnë çdo ditë.

Çfarë do të thotë kjo praktikisht? Që duhet të dimë sa shpesh duhet të lahemi që të kemi flokë të pastër por të mos i dëmtojmë. Kjo sepse larja shumë e shpeshtë rezulton në humbjen e lëndëve ushqyese natyrale, që do të thotë se nuk duhet të ekzagjeroni.

Pra, cila është frekuenca ideale?

Shumica e ekspertëve rekomandojnë dy herë në javë. Sigurisht, diçka e tillë ka të bëjë me llojin e flokëve pasi disa flokë mund të jenë shumë të yndyrshëm dhe të kenë nevojë më shpesh. Por ky është rregulli i përgjithshëm.

Flokët e hollë, edhe pse më të butë në rrënjë, priren të duken më pak të kuruar të nesërmen pas larjes dhe përgjithësisht nuk e mbajnë shkëlqimin e tyre për një kohë të gjatë. Ato me vaj gjithashtu kanë nevojë për larje më të rregullt. Idealisht tre herë në javë.

Gjithashtu, flokët e trashë zgjasin më gjatë pa shampo dhe priren të mos marrin aromat që kanë flokët më të hollë. Megjithatë edhe në këtë lloj larja është e nevojshme dy herë në javë./abcnews.al