Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rishi Sunak bën historinë, Berisha dhe Meta urojnë kryeministrin e ri britanik

schedule14:04 - 25 Tetor, 2022

schedule 14:04 - 25 Tetor, 2022

Rishi Sunak është emëruar zyrtarisht në postin e kryeministrit të Britanisë, duke zëvendësuar Liz Truss e cila dha dorëheqjen javën e kaluar.

Sigurisht nuk munguan urimet nga liderat botërorë.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i PD-së Sali Berisha uruan gjithashtu kryeministrin britanik. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta uron Rishi Sunak, duke thënë se PL beson në vijimin e angazhimit të dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor i pazëvendësueshëm për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë, shtetit ligjor, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nga ana e tij, Berisha shkruan se Rishi Sunak po bën historinë, teksa e përgëzon për postin e tij të ri si kryeministër.

Postimi i plot i Berishës

Rishi Sunak bën historinë!
Zgjidhet kryeminister i Mbreterisë së Bashkuar.
Të dashur miq,
Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.
Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.
Rishi Sunak ishte minister i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorhëqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.
Me këtë rast, le ti urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar!

 

Sunak, ish-ministër i Financave, është kryeministri i parë i Britanisë me prejardhje indiane. Më 25 tetor, Mbreti Charles III e ftoi Sunakun që të formojë Qeverinë e re britanike. Sunak, multimilioner dhe ish-drejtues i fondeve investuese, ka thënë para ligjvënësve të Partisë Konservatore më 24 tetor se Britania përballet me “krizë ekzistenciale” dhe “ne duhet të bashkohemi ose të vdesim”.

Sipas tij, Britania po përballet me sfida të mëdha ekonomike, prandaj ka thënë se duhet stabilitet dhe unitet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!