Benzema mungon në ndeshjen ndaj Sevillas për shkak të dëmtimit.
Para ndeshjes kundër Sevillas, në Santiago Bernabeu ishte organizuar ceremonia e ndarjes së Topit të Artë. Kjo është bërë për të demonstruar çmimin para publikut vendas.
Karim Benzema u dëmtua dhe nuk mundi të dilte në fushë, por mbërriti enkas në stadium për të marrë Topin e Artë të lakmuar nga duart e legjendave madrilene dhe po ashtu edhe pronarëve të këtij çmimi, Luka Modric dhe Zinedine Zidane.
Në vëmendjen tuaj fotot më të mira nga ceremonia.
Në votimin nga France Football, Karim Benzema shënoi 549 nga 558 pikë të mundshme. /G.D abcnews.al/