Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku është rikthyer në procesin e plotë stërvitor me skuadrën, pasi ka munguar në fund të gushtit për shkak të një dëmtimi të muskujve të kofshës.
Interi shpreson se Lukaku mund të luajë të shtunën, në ndeshjen e ligës kundër Fiorentinës ose katër ditë më vonë në Champions League kundër Viktoria Plzen.
Paraqitja e fundit e sulmuesit belg ishte më 26 gusht në një humbje (1:3) nga Lazio.
Pikërisht një muaj para fillimit të Botërorit në Katar, Lukaku është rikthyer në stërvitje. /G.D abcnews.al/