Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje kompanive amerikane që të rrisin prodhimin e naftës. SHBA-të “duhet të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës”, tha presidenti Biden.
Kjo rritje e prodhimit vendas, megjithatë, duhet të bëhet “pa vonuar kalimin tonë drejt energjisë së pastër”, shtoi Biden.
Presidenti kritikoi edhe një herë disa aktorë në industrinë e hidrokarbureve.
“Fitimet e rafinerive janë dyfishi i atyre që janë zakonisht. Dhe marzhi i shpërndarësve (fitimi) është mbi 40%,” shkroi ai në Twitter.
/abcnews.al