Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit, thellësisht e papërgjegjshme

schedule04:50 - 20 Tetor, 2022

schedule 04:50 - 20 Tetor, 2022

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali Tony Radakin, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të qëndrojë i bashkuar, kundër asaj që ai e quajti retorikë “thellësisht të papërgjegjshme” të presidentit rus, Vladimir Putin, sa i përket kërcënimeve për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

“Atij [Putinit] i kanë mbetur pak opsione. Prandaj po përdor retorikë bërthamore”, tha ai gjatë një fjalimi.

“Dhe përderisa kjo është shqetësuese dhe thellësisht e papërgjegjshme, është shenjë e dobësisë, dhe kjo është arsyeja kryesore pse komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë i fortë dhe i bashkuar”, shtoi Radakin.

Shefi i Shërbimit Federal të Inteligjencës, Bruno Kahl.

Ministri i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace, u takua gjatë kësaj jave me homologun e tij amerikan për të diskutuar për shqetësimet e sigurisë lidhur me situatën në Ukrainë, që po përballet me pushtimin rus që nga 24 shkurti.

I pyetur nga gazetarët se sa ka gjasa që Putin po përgatitet të kryejë sulme bërthamore në Ukrainë, Radakin refuzoi që t’i përgjigjej drejtpërdrejt kësaj pyetjeje.

“Unë vetëm dua të theksojë pamaturinë e Rusisë në përdorimin e retorikës lidhur me armët bërthamore, dhe mendoj se kjo tregon dëshpërim… Ne duhet të përqendrohemi në mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën dhe të mos shpërqendrohemi nga kjo retorikë e pamatur”, tha ai.

“Diktatorët zakonisht frymëzohen nga diktatorët e tjerë”, tha Jakup Kalensky, i cili mendon se rehabilitimi i figurës së Josef Stalinit gjatë udhëheqjes së Putinit, tregon se udhëheqësi rus justifikon krimet e së kaluarës me qëllim që të kryejë krime të reja.

Britania, së bashku me shtetet e tjera perëndimore po i dërgojnë armë dhe ndihmë tjetër Ukrainës, teksa kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës.

Më 19 tetor, Putin përshkallëzoi edhe më tej konfliktin duke shpallur gjendje lufte në katër rajone ukrainase, që Moska pretendon se i ka aneksuar.

Raketa Iskander në veprim. Fotografi nga arkivi.

Rajoni i Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhjës – që Moska thotë se i ka aneksuar – janë të pushtuara pjesërisht nga forcat ruse. /REL/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!