Hong Kong “dorëzohet” përballë protestuesve

schedule10:50 - 15 Qershor, 2019

schedule 10:50 - 15 Qershor, 2019

Pa protestave dhe trazirave në Hong Kong, qeveria ka pezulluar ligjin për ekstradimet në Kinë. Guvernatorja Kerri Lem konfirmoi lajmin duke shtuar se tashmë ky ligj nuk ishte më prioritet.

Guvernatorja e Hong Kong, Kerri Lem, konfirmoi pezullimin e ligjit të kundërshtuar për ekstradime në Kinë; ligj që shkaktoi shumë protesta të cilat degjeneruan në dhunë ditët e fundit. Në fjalën e saj ajo u shpreh se duhen dhënë shpjegime, duhen dëgjuar të gjithë zërat në shoqëri, para se të vendoset hapi I radhës.

Më tej ajo shtoi se qëllimet paraprake ishin të sinqerta dhe për të përmbushur disa mungesa normative. Lem lexoi një deklaratë për më shumë se dhjetë minuta, fillimisht në gjuhën vendase dhe më pas në anglisht duke u përpjekur të jepte arsyetimet e asaj që kishte ndodhur. Ajo pranoi se ndoshta nuk kishte pasur shumë qartësi në komunikim por tashmë prioritet ishte rindërtimi i paqes, rendit dhe i besimit ndaj qeverisë. Në një moment të parë, qëllimi ishte miratimi i ligjit i cili do të kishte hyrë në fuqi në muajin korrik, por tashmë ky nuk është më prioritet përfundoi Lem. /ABC News Albania 24/7