Futbollisti i Interit, Mauro Ikardi është kthyer në një çështje tek zi-kaltrit. Mundësitë që 26 vjeçari të qëndrojë te zi-kaltrit janë shumë të pakta.
Skuadra e Interit është në prag të nisjes së fazës përgatitore nën drejtimin e trajnerit Italian Antonio Konte. Zi-kaltrit do të udhëtojë drejt Luganos në Zvicer ku do të fillojë zyrtarisht edhe aventura e trajnerit Italian nën drejtimin e Interit.
Një dilemë e madhe është qëndrimi ose jo i sulmuesit të Interit Mauro Ikardi në skuadër. Është aluduar se trajneri konte nuk e dëshiron në skuadër ish kapitenin argjentinas. I pyetur rreth të ardhmes së Ikardit, administratori i deleguar i Interit Bepe Marota nuk pranoi të fliste për rastin në fjalë por foli në tërësi.
“Nuk dua të flas për organikën e skuadrës. Konte do të njihet me aftësitë e çdo lojtari që ka në skuadër. Kemi si objektiv të rikthehemi në majën e futbollit Italian dhe na duhet një punë e madhe. Është e pamundur të fitosh vetëm me lojtarët dhe çelësi i suksesit është tek grupi në tërësi. Mund t’ju them se me Konten në stol do të rrisim nivelin e kësaj skuadre”, përfundon administratori i Interit, Bepe Marota.
Në kampin zi-kaltër ëndërrojnë se Interi do të jetë ekipi anti Juventus. Nisur edhe nga fjalët e trajnerit Antonio Kontei cili ka premtuar titullin kampion brenda dy sezoneve./ABC News Albania 24/7