Një student spanjoll i drejtësisë ka bërë një përpjekje ekstreme për të kopjuar në provimin e tij. Studenti Universitetin e Malagës në Spanjë filloi të shkruante mbi sipërfaqen e 11 stilolapsave përpara se të jepte provimin mirëpo, gjërat nuk shkojnë siç duhet pasi është kapur nga profesorët.
Fotot e stilolapsave u shpërndanë nga një profesoreshë e drejtësisë në këtë universitet, Yolanda De Lucchi në Twitter javën e kaluar. Ndërsa stilolapsat duken të jenë normalë në shikim të parë, një vështrim nga afër zbulon se ata janë të mbushur me tekste jashtëzakonisht të vogla.
Haciendo orden en mi despacho he encontrado esta reliquia universitaria que confiscamos a un alumno hace unos años: el derecho procesal penal en bolis bic. Que arte! #laschuletasnosoncomoantes pic.twitter.com/3J4LMn0RQF
— Yolanda De Lucchi (@procesaleando) October 5, 2022
/abcnews.al