“Çekia ka propozuar t’i anulojë Shqipërisë udhëtimin pa viza”, Pollo: Amnistia do nxjerrë paratë e nëndheshme

schedule20:14 - 17 Tetor, 2022

schedule 20:14 - 17 Tetor, 2022

Studentët iu drejtuan këtë të hënë fakulteteve, por në disa prej tyre mungonin pedagogët. Përballë fakulteteve ata u grumbulluan rreth orës 10:00 për të protestuar. Një nga kërkesat drejtuar qeverisë është rritja e pagave.

Genc Pollo i ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se mungojnë fondet, ndaj nuk janë dëgjuar kërkesat e pedagogëve.

Pollo: Mungojnë fondet dhe kjo është arsyeja që Rama do të bëjë pasaportat e florinjta dhe amnistinë fiskale. Protesta e pedagogëve nuk është as forcë as dhunë. Është shprehje e një shqetësimi dhe një qeveri e përgjegjshme do ndalje për tu marrë me to dhe për t’i dhënë një përgjigje. Publike ose t’i ftojë me letra përpara për të parë se çfarë kërkojnë. Kur një qeveri nuk përgjigjet, protesta bëhet legjitime. Heshtja ndaj problemeve që shfaqen është tipike e kësaj qeverie.

Sa i përket nismës së qeverisë për amnistinë fiskale, Pollo tha se qeverisë i duhen para për të fituar zgjedhjet, ndaj kanë ndërmarrë këtë nismë.

Sakaq, ai tha se Çekia ka propozuar që për Shqipërinë dhe Serbinë të anulohen udhëtimet pa viza, dhe kjo për të është diçka dramatike.

Pollo: Propozimi i Presidencës së BE-së për të anuluar në fund të vitit udhëtimin pa viza është diçka dramatike. Çekia ka lëshuar një deklaratë të brendshme, e cila është botuar në mediet evropiane. Për shkak të keq-menaxhimit dhe dirigjimit të fondeve me PPP-të, nuk ka para për gjëra të tjera. I duhen para për të fituar zgjedhjet dhe prandaj po hidhet me vetë-sakrificë drejt amnistisë fiskale, për të marrë paratë e nëndheshme dhe për t’i hedhur në Shqipëri.

Referuar situatës në PD, Pollo tha se ekziston një dëshirë mes dy grupeve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Pollo: Thelbi i deklaratave është pozitiv. Ekziston një dëshirë që ët dilet me një kandidat të vetëm, nuk do shikohet se kush e ka vulën.

/Abcnews.al/