“Është koha të bëjmë gjithçka të rikthejmë rininë!”, Meta: Më 29 tetor Konventa Kombëtare e PL-së

schedule12:28 - 15 Tetor, 2022

schedule 12:28 - 15 Tetor, 2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mesditën e sotme ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se më 29 tetor do të zhvillohet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë ku do të miratohet programi themelor i partisë. Ai theksoi se ka ardhur koha të bëjnë çdo gjë që të rikthejnë të rinjtë në Shqipëri.

“Jemi në prag të konventës Kombëtare të PL që do të zhvillohet me 29 tetor e do të miratojë programin themelor të PL, Statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin se rruga e vetme për t’i kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për t’ia kthyer të rinjve.

Për tu kthyer prindërve, gjyshërve buzëqeshjen, shtëpitë e vatrat e të cilëve kanë ardhur duke u zbrazur nga nipërie e mbesat.

Takova një pedagog të nderuar e po e pyesja për situatën në universitet. Tha se në departamentin e tij për 200 kuota master para pak vitesh aplikonin 600 studentë, ndërsa aktualisht nuk kanë aplikuar as 40. Kur flasim për Universitetin e Tiranës,  e kuptoni se si po thahet Shqipëria nga të rinjtë, nga elementi më vital. Është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!