Leo Messi foli për “Direct Tv Sports” në një bisedë me Pablo Giralt dhe pranoi “frikën” më të madhe që ai ka përpara Kupës së Botës dhe është i shqetësuar se marrja e një dëmtimi do ta linte atë jashtë turneut në Katar.
Sulmuesi argjentinas po rikuperohet nga një dëmtim në shputën e këmbës së djathtë, gjë që e pengoi atë të luajë dy ndeshjet e fundit për ekipin e tij, por lojtari pritet të rishfaqet këtë të dielë kundër Marseille. Me më pak se 40 ditë para fillimit të Kupës së Botës, frika se një dëmtim do ta pengojë atë të luajë është gjithnjë e pranishme në mendjen e tij.
“Është një Kupë Bote ndryshem pasi do të luhet në një kohë të ndryshme të vitit nga ato të mëparshmet. Jemi aq afër sa çdo gjë e vogël që mund të ndodhë mund të të lërë jashtë. Siç i ndodhi Dybalas dhe Di Marias, në një nivel personal tashmë më shqetëson, dhe më pas të shohësh shokët e tu që dëmtohen kaq pranë Botërorit, të frikëson akoma më shumë”, theksoi Messi./h.ll./abcnews.al