“Mirë se vini në shtëpi”, 4 astronautët nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor u kthyen të sigurt në Tokë pas 6-muajsh

schedule08:13 - 15 Tetor, 2022

schedule 08:13 - 15 Tetor, 2022

Kapsula SpaceX që mbante katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) u ul në mënyrë të sigurt rreth orës 16:55 (koha lokale) në brigjet e Floridës.

Me kapsulën “Liria”, tre astronautë amerikanë dhe një koleg italian u kthyen në Tokë, duke përfunduar qëndrimin e tyre gati 6-mujor në ISS.

Misioni Crew-4, i cili filloi misionin e tij në ISS më 27 prill, përfshinte amerikanët Kiel Lindgren (49 vjeç), Jessica Watkins (34 vjeç), Bob Hines (47 vjeç) dhe italianen Samantha Cristoferretti (45 vjeç).

Kapsula u ul e sigurt me ndihmën e parashutave dhe procesi u transmetua drejtpërdrejt në internet nga agjencia amerikane e hapësirës ( NASA ) dhe kompania private e Elon Musk SpaceX.

Katër astronautët u kthyen në Tokë një javë pasi mbërritën në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor të misionit Crew-5, i cili përbëhet nga kozmonautja ruse Anna Kikina, astronautët amerikanë Josh Kasada dhe Nicole Mann dhe kolegu i tyre japonez Koichi Wakata./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!