Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihetr goditi sot rajonin e Irkutsk në Rusi, jo shumë larg liqenit Baikal, njoftoi selia republikane e Ministrisë së Situatave të Emergjencave të vendit, transmeton Tass.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare njoftoi se magnituda e tërmetit ishte 4.9. Tërmeti ka ndodhur 33 kilometra në perëndim të fshatit Posolskoje.
⚡️⚡️ Breaking:
Video of earthquakes on Lake Baikal, Siberia – #Russia, north of Mongolia border
This morning residents of the Irkutsk region felt a strong #earthquake
The tremors were felt by residents of the Irkutsk region and Buryatia. No Severe damage
Local media report pic.twitter.com/TylrG4xegq
— OsintTv? (@OsintTv) October 14, 2022
Tërmeti u ndje edhe në rajonin e afërt të Buryatia dhe kryeqytetin e atij rajoni, Ulan-Ude.
Zyra e kryetarit të bashkisë Ulaan-Ude raportoi se ekipet e emergjencës kishin filluar inspektimin e ndërtesave dhe objekteve të banimit, por se nuk kishte raportime për dëme apo njerëz të lënduar./Abcnews.al/