Ky zakon është më i keq sesa pirja e duhanit apo sëmundjet e zemrës

schedule12:53 - 13 Tetor, 2022

schedule 12:53 - 13 Tetor, 2022

Deri më tani mendohej se stërvitja ndikon pozitivisht në shëndet dhe jetëgjatësi, por hulumtimi i fundit ka treguar se çfarë është shumë më e rëndësishme se kaq. Studimi i ri tregoi se një mënyrë jetese sedentare i prek njerëzit më keq se pirja e duhanit, diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Studiuesit zbuluan se, krahasuar me ata që ishin aktivë me ushtrime, pacientët me një mënyrë jetese të ulur kishin një rrezik më të lartë të vdekjes. Një tjetër zbulim i madh nga hulumtimi është se fitnesi çon në një jetëgjatësi më të gjatë.

“Nëse krahasoni rrezikun e qëndrimit ulur kundrejt performancës më të lartë në stërvitje, rreziku është rreth tre herë më i lartë se pirja e duhanit.”, tha kardiologu Wael Jaber.

Edhe pse kuptohet gjerësisht se një mënyrë jetese aktive mund të çojë në një jetë të shëndetshme, studimi arrin në përfundimin se një mënyrë jetese e ulur është ekuivalenti me të paturit e një sëmundjeje të madhe dhe kura më e thjeshtë është ushtrimi. /abcnews.al