Sipas ekspertit të ekonomisë Altin Sulejmani dhe duke iu referuar draftit të propozuar nga qeveria për amnistinë fiskale, hakerimi i të dhënave nuk krijon kushtet për zbatimin e një amnistie fiskale. Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ekonomisti Sulejmani u shpreh që ‘Neni 2 i draftit thekson sekretin e informacionit, ndërkohë që fakti që jemi të hakeruar, nuk e dimë se cilat të dhëna janë të ruajtura apo jo., a janë këto kushtet e duhura për të bërë një amnisti?’
Sipas tij duke iu referuar draftit të propozuar fjala ‘emigrant’ nuk përdoret asnjëherë, por flitet që subjektet përfituese, individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë pavarësisht shtetësisë së tyre.
‘Fjala ‘emigrant’ nuk përdoret asnjëherë, por individ, rezident i Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë apo rezidencës tatimore’, u shpreh Sulejmani.
Për ekonomistin Sulejmani, drafti përmban disa koncepte të reja të tilla si monedha virtuale apo kriptmonedhat, në kuptimin pasurisë, ose gurët e çmuar apo veprat e artit.
Kjo bie në kundërshtim më qëllimet e aministisë fiskale, dhe do të thotë jemi në kushtet ku po i përgjigjemi biznesit apo klimës ekonomike apo po bëjmë amnisti për vepra arti, tha Sulejmani.

