Real Madridi është i kënaqur me lojën e Karim Benzemas në sulm. Gjithçka shkon tek fakti se klubi madrilen do të vazhdojë kontratën me francezin edhe për një sezon tjetër, deri në mesin e vitit 2024. Pikërisht në atë kohë nis plani i Los Blancos për të ftuar një qendërsulmues të ri, shkruan abcnews.al.
Sipas Sky Germany, Real Madrid ka zgjedhur si prioritet Erling Haaland, i cili aktualisht po shkëlqen te Manchester City. Në 13 ndeshje për klubin anglez, norvegjezi shënoi 20 gola.
Më herët në media u raportua se Erling Haaland do të mund të blihej në verën e vitit 2024 për 200 milionë euro.
Kujtojmë se Real Madridi verën e kaluar u lidh me Erling Haaland, por norvegjezi shkoi në Angli. /G.D abcnews.al/