Goditi punonjësit e policisë gjatë ndeshjes Pogradeci-Elbasani, arrestohet tifozi 24-vjeçar 

schedule15:42 - 11 Tetor, 2022

schedule 15:42 - 11 Tetor, 2022

Pogradeci dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e luajtur dy ditë më parë në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ku pati një prani të konsiderueshme tifozësh. Nga Elbasani kishin ardhur një grup ultrasish, që mbështetën ekipin e tyre, por nuk mungoi as tensioni.

Së fundmi policia njofton se bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Erjon Vishkulli, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ai u ndalua në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.10.2022, në Pogradec, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani, 24-vjeçari i ndaluar, së bashku me persona të tjerë, dëmtuan rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku” dhe për shkak të detyrës, goditën 2 punonjës policie.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!