Çfarë bëni kur partneri juaj shikon vajza të tjera kur është me ju? Shumë burra thonë se nuk janë as të vetëdijshëm se po e bëjnë këtë. Të tjerë pretendojnë se thjesht po admirojnë dhe nuk tregojnë mungesë respekti për personin që kanë në krah. Por, shfaqësimi për një sjellje të tillë vjen nga shkenca.
Domethënë, meshkujt nuk mund të fajësohen që shikojnë femrat e tjera në prani të partneres, sepse është çështje evolucioni. Një grup tjetër i ri studimesh, i botuar në Journal of Family Psychology, tregoi se shikimi i njerëzve të bukur përveç partnerit nuk është domosdoshmërisht i rrezikshëm.
“Nëse shikimi i njerëzve tërheqës është i dëmshëm apo jo, varet nga personi që shikon”, thotë studiuesja kryesore Ashlyn Brady. “Nëse ata kanë një tendencë të lartë për të vërejtur njerëz tërheqës të tjerë përveç partnerit të tyre, mund të jetë problem nëse në përgjithësi kanë vetëkontroll të ulët.”
Terapistja e licensuar për martesë, Caroline Madden thotë: “Vetëm për shkak se je në një lidhje të përkushtuar nuk do të thotë se ke vdekur – prapë do të vëresh njerëz të bukur. Është njerëzore të hedhësh një vështrim, kështu që nëse vëreni dikë të bukur, në përgjithësi është në rregull.”
Megjithatë, psikologia Margaret Woods thekson se një sjellje e tillë nuk është në rregull, sepse vë në siklet si personin që krah, ashtu edhe vajzën që shikon. “Sado e bukur të jetë një vajzë, çdo grua do të ofendohet nga një gjest i tillë. Varet nëse ajo do ta pranojë hapur apo do të vuajë në heshtje.
Burrat e pjekur thjesht duhet të përmbahen nga një sjellje e tillë, sepse është fyese dhe revoltuese. Ata duhet të pyesin veten se si do të reagonin nëse partnerja do të bënte të njëjtën gjë me ta. Ata me siguri do të mendonin se partnerja e tyre po tregohet mosrespektuese”, paralajmëron ajo. /abcnews.al