Lideri më pak i pëlqyer? Meta: Do ta tregojë sondazhi i zgjedhjeve, PL do arrijë rezultat të jashtëzakonshëm

schedule13:37 - 11 Tetor, 2022

schedule 13:37 - 11 Tetor, 2022

Bazuar në një sondazh të kryer së fundmi, Ilir Meta ka dalë lideri më pak i pëlqyer.

Por si e komenton kryetari i Partisë së Lirisë këtë sondazh?

Në një konferencë për mediet, Ilir Meta tha se ai i beson vetëm sondazhit të përditshëm që ka në raport me qytetarët dhe kjo do të tregohet në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Meta: Këtë sondazh për mua e ka shpallur Edi Rama që ditën që kam dalë nga presidenca. Rama e di shumë mirë që mbi 80% e Shqipërisë është duke zierë nga padurimi për ta shporrur një herë e mirë. Ai e di shumë mirë që në se ka një forcë politike ku priten duart e tij direkt, është PL. Tek të tjerat i ka futur duart ai direkt dhe indirekt. Unë i besoj sondazhit të përditshëm që një në raport me qytetarët dhe i besoj sondazhit që do të vijë për zgjedhjet vendore ku Partia e Lirisë do të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm. Do t’i japë një fitore gjithë opozitës, në rast se opozita e dëshiron këtë. Nuk jam i shqetësuar për popullaritetin tim, por për gjendjen ku është vendi dhe kjo vjen për shkak të Edi Ramës.

/Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!