Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese të luftës kundër kancerit të gjirit.

schedule12:56 - 11 Tetor, 2022

schedule 12:56 - 11 Tetor, 2022

Vajzat dhe gratë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar fushatës sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit. Në një videomesazh për të gjitha gratë, publikuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu si dhe vajza e gra në uniformë u bëjnë thirrje të gjitha grave shqiptare të kryejnë kontrollet shëndetësore për të shmangur një rrezik që mund t’ju kanoset nesër.

Në mesazhin që Ministri Peleshi ka shpërndarë shprehet: “Tetori, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit edhe në Forcat e Armatosura. Pa gruan s’ka të ardhme! Ekzaminimi i hershëm shpëton jetë!”

Duke vënë theksin te parandalimi i kësaj sëmundjeje, vajzat dhe gratë në uniformë ftojnë në këtë videomesazh çdo grua që të kryejë mamografinë, jo vetëm gjatë muajit tetor, në qendrat shëndetësore, por edhe në pikat e mamografive të lëvizshme, që janë vendosur në qytete të ndryshme të vendit.

/abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!