Një grua nga Misuri ndaloi në një dyqan për të marrë ushqime për fëmijët e saj dhe në momentin e fundit vendosi të blinte një biletë Powerball. Mirëpo, duket se fati paska qenë në anën e saj, pasi fitoi 50,000 dollarë.
Lojtarja tha se po shfletonte Facebook-un të nesërmen kur pa një postim nga Lotaria e Misurit që thoshte se një biletë fituese ishte blerë nga Dino Mart. Ajo mori biletën e saj në një dyqan dhe ia dorëzoi një punonjësi, i cili konfirmoi se ishte fituese e 50,000 dollarëve.
Numrat fitues nga shorti ishin 6-10-24-33-67, me Powerball 11. Bileta e gruas përputhej me katër nga numrat dhe Powerball./abcnews.al