“Bota është shumë pranë luftës bërthamore”, reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të Biden

schedule18:51 - 7 Tetor, 2022

schedule 18:51 - 7 Tetor, 2022

Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë sinjal të ri që shkaktoi komentet e Joe Biden për “Armagedonin” bërthamor, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden deklaroi më herët se bota është më afër luftës bërthamore se në çdo kohë që nga kriza e raketave Kubane.

Në deklaratat këtë pasdite, Shtëpia e Bardhë tha se SHBA nuk ka parë asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin e saj bërthamor.

Zëdhënësi i saj tha se bisedat e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore ishin të papërgjegjshme, por shtoi se nuk ka indikacione se Moska po përgatitet t’i përdorë ato menjëherë.

Komentet e Presidentit Biden tregojnë se sa seriozisht i merr ai kërcënimet, shtoi zëdhënësi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!