Dosjet e sigurimit, debate PS-PD tek Ligjet: Nuk e votojmë nëse është për një individ

schedule16:12 - 7 Tetor, 2022

schedule 16:12 - 7 Tetor, 2022

Me konsensusin parimor, të arritur në mbledhjen e parë, PS-ja dhe PD-ja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj iu rikthyn në detaje ligjit që synon të lërë jashtë politikës ata të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Mbledhja e shqyrtmit të ligjit nen për nen u shoqërua me debate pasi dy palët kanë synime që janë larg njëra-tjetrës. Socialistët kërkojnë vetëm që certifikatat e lëshuara nga komisionet Bezhani e Mezini të bëhen të pavlefshme.

“Ajo që PS kërkoi është certifikatat e pastërisë, mezini beazhni nuk vlejnë”, tha deputetja Ermonela Felaj.

Por demokratët kërkojnë më shumë se sa kaq. Ata thonë se dosjet duhet të hapen dhe qytetarët të mund të kenë qasje kur ata do e kërkojnë dicka të tillë.

“Ne nuk kemi hyrë në këtë proces vetëm për këtë, Bezhani dhe Mezini. Të tjerat janë rregullime teknike. Nëse ju mendoni se ne jemi këtu për rregullime teknike, ne nuk kemi ardhur për regullime teknike”, tha demokrati Gazment Bardhi.

Socialistët e mohun dicka të tillë dhe dosjet do u hapen të afërmve që kanë pasur njerëz të prekur në sistemin e kalur dhe gjithashtu studiuesve.

“Të afërmit do i shikojnë dhe për qëllime studimi dhe media.”

“Modeli i ligjit shqiptar, vjen nga ai gjerman, që ka një kanal shumë të mirë, nuk do të thotë që të jesh këkrues me kërkes me grada. Por çdo njeri që ka interes të vetëm të thotë cfarë pyejte kërkimore ka, barrierat janë çliruar, ka liri për cdo njeri”, tha deputeti Dashnor Sula.

Miratimi i draftit u shty nga Komisioni i Ligjeve, për javën e ardhshme. Nëse ndryshimet nuk do jenë siç i kërkojnë demokratët, Bardhi paralajmëroi votë kundër.

“Ligjin për një individ, nuk e votojmë. Nnëse doni të bëni pis këtë temë, të happen dosjet.  Paskan ardhur këtu anëtarët e autoritit që të mbajnë dosjet e mbyllua, në këtë teatër”, tha Bardhi.

Ndëkohë, vota e demokratëve është e domosdoshme, që ligji që prek spiunët e ish-sigurimit, të miraothet në Parlament pasi nevojiten të paktën 84 kartonë jeshil. /abcnews.al