SPAK ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truproja i Saimir Tahirit.
Marku akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis.
Lexo edhe: “Trafik droge dhe krim i organizuar”, ekstradohet nga Gjermania ish-truproja i Saimir Tahirit
Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë.
Hekuran Marku është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.
/abcnews.al/