“Lokalet”, Berisha takim me aleatët, zyrtarizon aleancat e para

schedule19:48 - 5 Tetor, 2022

schedule 19:48 - 5 Tetor, 2022

Pas takimit me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e djeshme, Sali Berisha sot ka zhvilluar takime me aleatët e tjetër opozitarë në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Mësohet se Berisha ka takuar kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Në takimin e djeshëm me Metën ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe deputeti Petrit Vasili.

Në takim u diskutua dhe u ra “plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare” dhe në protestat kundër qeverisë.

Nga ana tjetër, kreu i PL-së u shpreh se me kryedemokratin ranë dakord për të bashkëpunuar në zgjedhjet vendore të vitit që vjen dhe për protestat që do të pasojnë./Abcnews.al/