Shenja STOP konsiderohet si shenjat më të rëndësishme rrugore pasi luan një rol vendimtar në parandalimin e aksidenteve rrugore. Shenja STOP i detyrohet Harry Jackson nga Detroit, SHBA, i cili në vitin 1915 shërbeu si roje trafiku në një rrugë shumë të populluar të qytetit.
I indinjuar nga dukshmëria thuajse inekzistente në kryqëzime dhe aksidentet e shumta, ai vendosi t’i merrte gjërat në duart e tij. Mori një copë kompensatë drejtkëndëshe, preu qoshet duke i dhënë një formë të dallueshme dhe pasi shkroi STOP në qendër të saj, e vendosi në rrugë.
I gëzuar, Harry Jackson shpejt zbuloi se shenja kishte bërë maksimumin për të reduktuar aksidentet. Një vit më vonë, tabelat STOP u miratuan edhe nga Michigan, ndërsa me kalimin e viteve filluan të… “mbijnë” në shumë rrugë në mbarë botën, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve.
Pse ka tetë kënde?
Sot në shumicën dërrmuese të vendeve të botës është vendosur forma tetëkëndore sepse duhet të jenë të ndryshme nga të gjitha sinjalistikat e tjera rrugore, duke tërhequr sytë e drejtuesve të mjeteve. Në të njëjtën kohë, forma e saj ndihmon që tabela të bëhet e dallueshme jo vetëm nga drejtuesit që detyrohen të ndalojnë, por edhe nga drejtuesit e tjerë që vijnë nga drejtime të kundërta.
Shenja e parë që debutoi në Detroit në vitin 1915, por nuk dukej aspak me ato me të cilat shohim sot. Në vitin 1923, njerëzit që punonin për departamentin e autostradave të Misisipit sugjeruan një shenjë të re. Logjika ishte e thjeshtë: Sa më shumë kënde të kishte shenja, do të jetë edhe më e rrezikshme pjesa vijuese e rrugës. /abcnews.al