Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Europa është përfshirë nga kriza energjetike për shkak të luftës në Ukrainë. Vitin e kaluar, BE importoi 83% të gazi të saj. Që atëherë, furnizuesi i saj kryesor, Rusia (e cila siguronte rreth 40% të atyre importeve) ka reduktuar dërgesat.
Britania nga ana tjetër prodhon gjysmën e gazit që përdor, por efektet e reduktimit të importeve kanë prekur gjithashtu vendin. Kjo ka shkaktuar një nevojë emergjente në kontinent për të përdorur më pak gaz ose për të gjetur burime të tjera alternative në vende të tjera.
Disa duke përfshirë kryeministrën e re të Britanisë, Liz Truss – mendojnë se shpimi i puseve mund të jetë zgjidhja. Kjo metodë e nxjerrjes së naftës dhe gazit ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në Amerikë.
A mund ta ndihmojë kjo metodë Europën të rrisë edhe prodhimin e saj të energjisë?
Shembulli i Amerikës duket si një arsye për optimizëm. Kompanitë e saj të naftës dhe gazit përdorën këtë metodë në vitet 1940 si një mjet për të përmirësuar rrjedhën e puseve.
Gjatë shpimit të pusit, nevojiten ujë, rërë dhe kimikate të tjera për të nxjerrë gazin nga shkëmbijtë poroze, të njohura si shist argjilor, të cilat janë thellë në tokë. Gjatë dekadës së fundit, përdorimi i kësaj metode ka transformuar industrinë energjetike të Amerikës, raporton abcnews.al.
Pjesa më e madhe e 950 miliardë metra kub gaz që Amerika prodhon çdo vit vjen pikërisht nga shpimi i puseve. Por vendet europiane janë të gatshme për të prodhuar diçka të tillë.
Së pari, ata kanë rezerva shumë më të vogla të gazit argjilor. Më e madhja mendohej të ishte në Poloni dhe Francë, me rreth 4,000 miliardë metra kub secila.
Por pas eksplorimeve të mëtejshme, ekspertët polakë kanë ulur vlerësimet e rezervave të rikuperueshme dhe ekonomikisht të qëndrueshme të vendit të tyre në mes 190 bcm dhe 260 bcm.
Me normat aktuale të konsumit, kjo mund të jetë e mjaftueshme për të përmbushur kërkesën e Polonisë për një dekadë. Franca, e cila e ndaloi metodën e “fracking” në vitin 2011, nuk ka eksploruar rezervat e saj.
Megjithëse qeveria e saj vlerësoi në vitin 2015 se midis 540 bcm dhe 1,900 bcm mund të nxirren gjatë tre dekadave. Gjermania mund të prodhojë 10 miliardë metra kub në vit – shumë larg nga 800 miliardë metra kub në total rezerva që instituti gjeologjik i qeverisë vlerësoi së fundmi.
Në Britani, prodhimi total i gazit argjilor mund të jetë vetëm 90-330 bcm, sipas një raporti të fundit.
Së dyti, ka pengesa ekonomike dhe politike. Revolucioni i gazit argjilor të Amerikës pati lehtësime nga dendësia relativisht e ulët e popullsisë së vendit, një rregullatori efektiv, infrastrukturës energjetike dhe zinxhirët e furnizimit që janë të zhvilluar mirë.
Situata në Europë është shumë ndryshe. Dendësia e popullsisë është shumë më e lartë dhe njerëzit janë më të prirur të kundërshtojnë këtë metodë. Kjo është pjesërisht për shkak të shqetësimeve për mjedisin, të cilat janë më të përhapura në Europë.
“Fracking” mund të çojë në rrjedhje të metanit dhe ndotje të ujërave nëntokësore, si dhe në emetimet e karbonit.
Për më tepër, në Britani dhe në shumicën e vendeve të tjera europiane, të drejtat e mineraleve nëtokësore janë në pronësi të qeverisë dhe jo, si në Amerikë, nga pronari lokal i tokës.
Prandaj, pronarët europianë të tokave nuk mund të përfitojnë drejtpërdrejt nga një bum i “fracking”, siç kanë bërë amerikanët. Faktorë të tillë shpjegojnë pse metoda “fracking” ka marrë shumë pak mbështetje.
Pavarësisht entuziazmit të Truss dhe shumë votuesve të Partisë Konservatore, shumica e britanikëve janë kundër. Në Francë, asnjë parti e madhe politike nuk dëshiron të anulojë ndalimin e fracking. Ligjvënësit gjermanë e kanë bërë pothuajse të pamundur këtë metodë dhe nuk ka interes serioz politik për të rishqyrtuar këtë çështje.
Për më tepër, edhe nëse pengesa të tilla mund të kapërcehen, përparimi do të ishte ende i vështirë. Vendeve europiane u mungon baza e thellë industriale, duke përfshirë kompanitë e shpimit dhe tubacionet, që mundësoi bumin amerikan.
Për të prodhuar sasi të konsiderueshme të gazit europian me anë të metodës së fracking do të duheshin ndoshta të paktën 3 vite.
Ndoshta ia vlen ta provosh, por në vetvete kjo nuk është një përgjigje për krizën aktuale të Europës.
/abcnews.al