Ndonjëherë gjërat në dukje të padëmshme mund të tregojnë një problem shëndetësor. Ky është rasti me testin ku duhet të qëndroni në njërën këmbë për 20 sekonda pasi mund të jetë tregues i rrezikut të goditjes në tru. Statistikat tregojnë se goditja në tru është shkaku i dytë i vdekjeve në botë.
Për të parandaluar në kohë këtë gjendje fatale, shkencëtarët kanë hartuar një test shumë të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të zbuloni nëse jeni në rrezik për të pasur një goditje në tru. Gjithçka që ju nevojitet është të qëndroni në njërën këmbë. Çfarë tregon kjo?
Ky test është treguesi më i mirë se si “punon” truri ynë. Çdo person i shëndetshëm duhet të jetë në gjendje të qëndrojë në një këmbë për 20 sekonda pa humbur ekuilibrin. Nëse nuk jeni në gjendje ta bëni këtë dhe nuk jeni të lënduar apo keni ndonjë problem fizik, shkoni menjëherë te mjeku./abcnews.al